Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Ai është pritur në aeroport nga zëvendëskryministri Artan Grubi.
Programi i vizitës së Ramës në Maqedoninë e Veriut parashikon një takim kokë më kokë me Kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski dhe më pas takim mes delegacioneve të të dyja vendeve. Në orën 12:00 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Rama-Kovaçevski.
Pas takimit mes delegacioneve është parashikuar drekë e përbashkët, ndërsa më pas Rama do të udhëtojë drejt Kosovës, për të realizuar takim fillimisht me Presidenten Vjosa Osmani e më pas me kryeparlamentain Glauk konjufca. Kujtojmë që ende është në pritje konfirmimi për një takim të mundshëm me kryeministrin Albin Kurti.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ