Qeveria serbe po përballet me një krizë që mund të sjelle rënien e kryeministres Barnabic. Para mbledhjes të së enjtes së kaluar Barnabic ka shkruajtur në profilin e saj Twitter se është gati të japë dorëheqjen në çdo moment .
Siç raportojnë mediat e Beogradit, kryeministri dhe presidenti do të takohen një ditë më parë për të diskutuar për temat që do të diskutohen në seancë, ndërsa spekulohet se mund të flitet për shpallje zgjedhjesh, ndryshime në Qeveri apo rindërtim të saj.
Ndryshe nga presidenti Vucic qe deklaron se pranon edhe te vetsakrifikohet por nuk pranon mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme kryeministrja deklaron se nuk është kundër zgjedhjeve. Pak ore para se Brnabic te shprehej per doreheqje dhe mbajtjen e zgjedhjeve në mbledhjen e kryesisë së Partisë Progresive presidenti Vucic u kunderpergjigj opozites se eshte gati të vdesë dhe do të luftonte deri në fund qe te mos e lërë Serbinë në dorë të llumit.