Qeveria serbe merr masa ekstreme pas masakrave
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e cilësoi sulmin e rëndë në Serbi si një sulm ndaj mbarë vendit dhe në emër të të gjithë anëtarëve të Qeverisë së Serbisë.
ALEKSANDAR VUÇIÇ PRESIDENT I SERBISË: Në emër tim dhe anëtarëve të qeverisë, shpreh ngushëllimet e mia për të vrarët kriminalisht në territorin e Mlladenovcit, Dubonë. Unë nuk jam përkrahës i teorive konspirative sepse nuk mundem si President i Republikës. Edhe pse jetojmë në një vend të vogël, kombet e mëdhenj kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Për ne nuk ka tragjedi më të madhe. Kemi humbur shumë njerëz. Prandaj kur Amerika u përball me 11 shtatorin me më shumë njerëz të vrarë jemi të bashkuar për t’u përgjigjur.
Vuçiq së bashku me kabinetin e tij njoftoi një sërë masash pas sulmeve me armë që kanë tronditur Beogradin në më pak se 48 orë.
ALEKSANDAR VUÇIÇ PRESIDENT I SERBISË: Deri më tani, policët tanë kanë pasur obligim të jenë të pranishëm në një ose më shumë shkolla. Do të vendosim 1200 policë të rinj dhe do të dërgojmë 1000 policë në shkolla duke synuar reduktimin e dhunës në mesin e bashkëmoshatarëve. Kushdo që mban armë për të cilën nuk ka leje do të dënohet edhe deri në 15 vjet. Masa ndëshkuese parashikohen edhe për mbajtjen pa leje të armëve si thika, në mënyrë që sende të tilla të mos shfaqen në shkolla. Nëpërmjet kësaj, jo vetëm që do të rrisim sigurinë, por edhe do ta ulim dhunën e bashkëmoshatarëve në shkollë me 80 për qind.
Presidenti Vuçiq deklaroi se i ka propozuar kryeministrit kthimin e dënimit me vdekje, por është refuzuar, sepse do të ishim i vetmi vend përveç Bjellorusisë që do të kishte dënim me vdekje. Qeveria gjithashtu do të urdhërojë Ministrinë e Brendshme që të bëjë ndryshime urgjente në ligjin për armët dhe municionin.
ALEKSANDAR VUÇIÇ PRESIDENT I SERBISË: Për ata që nuk përmbushin blerjen e detyrueshme të armëve, nuk e kam fjalën për armët e gjuetisë, do t’i nënshtrohen auditit. Do të dyfishojmë pothuajse dënimet për armëmbajtje pa leje. Do të kryhet çarmatimi i plotë i Serbisë.
Vuçiq u shpreh në fund të konferencës se më e rëndësishmja është të parandalohet përhapja e gënjeshtrave, jo vetëm në rrjetet sociale.