Ana Brnabic ka deklaruar për mediat serbe se numri i provokimeve nga ana e shqiptarëve në veri të Kosovës është në rritje ndërsa komuniteti ndërkombëtar është ende i heshtur. Ajo paralajmeroi se javën e ardhshme ne Beograd do të mbahet një takim tjetër me serbët e Kosovës.
Ana Brnabic Kryeministre e Serbisë: “E kam të lehtë të them nga Beogradi: “Njerëz, rrini të qetë”, nderkohe qe ata po keqtrajtohen çdo ditë, se po u vjedhin tokën, se ne veri po ndërtohen baza ushtarake.
Brnabić paralajmëroi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, të cilit Prishtina i shmanget në çdo mënyrë, është pritur për 10 vite. Kryeministrja shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po lufton për paqen dhe për këtë arsye është pre i sulmeve nga opozita ne vend.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ