Brukseli dhe Uashintoni e kane mirëpritur vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së per finalizimin e dialogut me Serbine.
Zëdhenesi i BE-se Peter Stano tha se Brukseli pret hapa konkrete për të vënë në jetë propozimin e ri amerikan për marrëveshjen përfundimtare mes paleve.
Peter Stano
Zedhenesi i BE-se
Ndermejtesi ne dialogun Prishtine Beograd Miroslav Lajcak takoi palet per ti nxitur ata qe te perparojne ne bisedime bazuar ne zbatimin e propozimit evropian per marrreveshjen finale. Ne duam normalizimin e plote te marredhenieve mes paleve. Mirepresim nje takim te afert te nivelit te larte por ende nuk kemi nje agjende te percaktuar ende.
Nderkaq edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se e mirëpret vendimin e institucioneve të Kosovës për ta pranuar ne parim propozimin e njohur si franko-gjerman për marrëveshje me Serbinë.
Jeffrey Hovenier
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë
“ShBA-ja inkurajon dhe mirëpret vendimin e Kosovës për ta pranuar në princip propozimin e Bashkimit Evropian Ne do të vazhdojmë që të sigurojmë mbështetje të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Marrëveshja e përkohshme do të sjell përfitime domethënëse për Kosovën dhe Serbinë.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, pas bisedimeve në Beograd dhe Prishtinë njoftoi vazhdimin e bisedimeve në një takim të nivelit të lartë.