Plani Franko-Gjerman, Abazoviç mbështet Kurtin: Kosova duhet të marrë pjesë në çdo iniciativë rajonale

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar ditën e sotme në  lidhje me  marrëdhëniet që ka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai tha ndër të  tjera se ka një raport shumë të mirë me kryeministrin dhe se Kosova duhet të marrë pjesë në çdo iniciativë rajonale ku janë shtete të cilat janë të përkushtuara për partneritetin me Kosovën

Unë i kam shumë mirë raporte me kurtin dhe nesër do takohemi në Shkup dhe kemi vendosur një termin dhe do jemi pak bashkë dhe diskutojmë pak dhe marrëveshjen franko-gjermane.

Ai ka një respekt të jashtëzakonshëm dhe jam i kënaqur se si e kemi raportet mes njëri tjetrit.

Mendoj që Kosova duhet të marrë pjesë në çdo iniciativë rajonale ku janë shtete të cilat janë të përkushtuara për partneritetin me Kosovën”, tha ai.