Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është folur edhe për incidentin e ndodhur në Shtërpcë ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj serbë me armë zjarri.
Ngjarja është cilësuar si ‘tentativë vrasjeje’, ndërsa personi përgjegjës është ndaluar me vendim të Prokurorit. Këtij të fundit i është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë.
Në raport sqarohet se dy të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
“Tentim vrasjeje” Gotovush, Shtërpcë 06.01.2022-14:20 Dy viktimat meshkuj kosovarë janë plagosur nga të shtënë me armë zjarri. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Dy të rinj serbë u qëlluan me armë zjarri një ditë më parë në afërsi të Shtërpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, u plagosën nga pjesëtari i FSK-së (Forcat e Sigurisë së Kosovës), Azem Kurtaj, i arrestuar si autor i dyshuar i plagosjes. Sipas mediave serbe ato u qëlluan teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre.
Vijon…