Mësohet se ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Pas më shumë se 10 orësh, liderët kanë mbaruar diskutimet dhe pritet që Përfaqësuersi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell të dalë në një konferencë për mediat.
Fillimisht përfaqësuesit e BE-së takuan ndaras Kurtin e Vuçiçin, ndërsa takimi trepalësh ishte parashikuar të niste në orën 13:30, por ka nisur me rreth dy orë vonesë.
Në agjendë ishin diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Pas takimit trepalësh Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme e siguri, Josep Borrell, do të japë një deklaratë për media.
Propozimi franko-gjerman nuk parashikon njohjen reciproke mes Prishtinës e Beogradit, por detyron palët të pranojnë dokumentet dhe simbolet shtetërore të njëra-tjetrës.
Kryeministri i Kosovës ka deklaruar më parë gjatë ditës se është optimist në lidhje me atë që mund të arrihet nga takimi i sotëm, por ka shtuar se jo gjithçka varet prej tij.
Ndërkohë presidenti serb Vuçiç, ka qenë i qartë në deklaratat e tij ditën e djeshme se nuk do të nënshkruajë asnjë dokument në Ohër dhe se nuk ka marrë paraprakisht asnjë draft nga BE.