Opozita dhe Vjosa Osmani pro zgjedhjeve të reja

Gjatë takimit me të dërguarit e Perëndimit Lajçak dhe Escobar presidentja kosovare Vjosa Osmani ka deklaruar se zgjedhjet e reja në komunat në veri të vendit mund të organizohen në përputhje me kornizën aktuale kushtetuese e ligjore. Sipas saj duhet të sigurohet pjesëmarrje demokratike e qytetarëve që jetojnë në këto katër komuna.

Ajo është shprehur se ndëshkimi i grupeve kriminale dhe individëve që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, është rruga e vetme për stabilitet të qëndrueshëm dhe afatgjatë ne Kosove.

Pas takimit me Osmanin Lajçak dhe Escobar, u takuan me liderët e partive opozitare në Kosovë. Pas takimit liderët opozitarë kanë thënë se Kosova po futet në një situatë shqetësuese dhe të paqartë ne marredhenie me nderkombtaret, për të cilën mund të ketë edhe pasoja . Krasniqi dhe Abdixhiku pranuan se nuk kane votat ende per rrezimin e Albin Kurtit, ndersa gjatë takimit me Lajcak dhe Escobar nuk kanë diskutuar për perseritjen e zgjedhjeve ne kater komunat në veri.