Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 27 shkurt Borrell pret në Bruksel Kurtin dhe Vuçiç

Bashkimi Evropian bëri të ditur se shefi i politikës së Jashtme të bllokut, Josep Borrell ka ftuar një takim të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt.

Në njoftimin e  shërbimit të Jashtëm të BE-së thuhet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Në njoftim thuhet se takimi do të përqendrohet në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara nuk parasheh njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve por zotimin e tyre se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Në janar të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e të dyja vendeve për t’i bindur ata që të nënshkruajnë një marrëveshje në bazë të propozimit ndërsa u thanë se duhet të deklarojnë deri në mars nëse e pranojnë planin ose do të përballen me pasoja.

Udhëheqësit e të dyja vendeve thanë se e pranojë në parim propozimin. voa