Një tjetër masakër në Serbi, vriten nga një 21 vjeçar tetë persona

Një tjetër sulm me armë zjarri ka shkaktuar të paktën 8 viktima dhe 10 të plagosur në Serbi, vetëm dy ditë nga sulmi i parë në një shkollë, ku mbetën të vrarë 9 persona. Personi i armatosur thuhet se qëlloi një armë automatike nga një automjet në lëvizje pranë një fshati 60 km  në jug të Beogradit. Autori është ende në arrati bëjnë me dije mediat lokale.

Policia vendosi postblloqe të shumta, për të lokalizuar personin në rreth fshatrave Mlladenovc dhe Dubonë, ku ndodhi edhe  masakra. Kërkimet vijojnë me helikopter, drone, por edhe nga toka.

https://twitter.com/i/status/1654355656072208384

Mediat lokale bëjnë me dije se 21 vjecari i identifikuar Uros B.  nisi të qëllonte mbi një turmë njerëzish me armë automatike pas një debati me një oficer policie në një park në Dubonë mbrëmjen e së enjtes. Viktima thuhet se kanë mbetur edhe oficeri i policisë dhe motra e tij. Më pas 21 vjecari thuhet se ka vijuar të qëllojë edhe njerëz të tjerë nga një makinë në lëvizje, duke e cuar numrin e viktimave në 8 dhe duke plagosur shumë të tjerë.

https://twitter.com/i/status/1654247999311163392

Në vendngjarje shkuan menjëherë autoritetet e larta të vendit, i cili u trondit dy ditë më parë nga sulmi që një 13 vjecar kreu në një shkollë në Beograd, duke vrarë 8 tetë nxënës dhe rojen e sigurisë. Serbia po mban tre ditë zie për këtë. Ngjarja e së mërkurës shtyu qeverinë serbe të propozonte kufizime më të forta të posedimit të armëve.

Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Serbi, e cila ka ligje shumë të rrepta për armët. Megjithatë Serbia njihet si një nga shtet në Evropë që ka lejuar më shumë përdorimin e armëve nga civilët.