Dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë është duke dhënë dëshminë e saj para trupit gjykues, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Dëshmitarja është e mbrojtur dhe identiteti i saj nuk është bërë i ditur për publikun, sipas mediave në Kosovë.
Seanca ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ka filluar me pyetjet e prokurorisë për dëshmitaren dhe të njëjtat kanë vijuar në seancë private.
Dëshmitarja ka konfirmuar se është intervistuar nga prokuroria e kësaj gjykate edhe në dy raste të tjera në Prishtinë.
Prokuroria ka paraqitur dokumentet me dëshmitë e saj por ato nuk janë transmetuar për publikun.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ