Mali i Zi cakton 11 qershorin datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shpalli 11 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviq, duke iu referuar Kushtetutës së vendit, nxori dekretin për shpërndarjen e përbërjes së deritashme të Kuvendit.

Ai e mori vendimin pasi kjo shumicë parlamentare nuk arriti të formonte Qeverinë e re, apo të riorganizonte Qeverinë ekzistuese, së cilës iu votua mocioni i mosbesimit, gushtin e kaluar. Kjo ndodhi pak kohë pasi qeveria e Dritan Abazoviçit nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Të dyja vendimet e Gjukanoviçit vijnë në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars. Gjukanoviç është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve në këto zgjedhje.