Personi që shihni në foto është efektivi i policisë në Kosovë që mbeti i vrarë pas një sulmi me armë në Leposaviç. Ka qenë pikërisht kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ai që ka postuar foton e Afrim Bunjakut, ndërkohë që dy kolegë të tij u plagosën. Policia e Kosovës u sulmua me armë mëngjesin e sotëm në fshatin Banjskë, të Leposaviçit.
Pacolli ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë, ndërsa ka thënë se sulmi është i rëndë ndaj ligjit dhe rendit.
“Gjatë natës ka mbetur i vrarë njëri prej policëve tanë hero, Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër është plagosur. Ky është një sulm i rëndë ndaj ligjit dhe rendit, dhe nuk është gjë tjetër veçse një akt terrorizmi dhe duhet trajtuar si i tillë. Ngushëllimet e mia familjes Bunjaku, ndërsa policit tonë të lënduar i uroj shërim të shpejtë. Opozitë dhe pozitë, duhet të jemi të gjithë të bashkuar në këto momente”, thotë Pacolli.
NJOFTIMI I POLICISE
“Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.