Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq në bisedime me KFOR-in/ Misioni paqeruajtës shton trupat në komuna

Qytetarë serbë u mblodhën para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, ku më 26 maj Policia e Kosovës hyri me forcë për të instaluar kryetarët e rinj shqiptarë.

Përleshjet që shpërthyen midis protestuesve serbë dhe policisë bënë që Serbia të ngrejë gatishmërinë luftarake të ushtrisë së saj.Bashkësia ndërkombëtare e dënoi fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri. NATO-ja kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës.

Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i la ata të lirë të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan.Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është duke biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.

Sipas raportimeve, ai tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal. Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shtuar prezencën në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.Prani të shtuar të KFOR-it është identifikuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna ku ditëve të fundit ka pasur rritje të tensioneve. Serbët lokalë të këtyre komunave janë mbledhur më 29 maj për të kundërshtuar sërish kryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 23 prillit.

Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë dhe Policia e Kosovës u përleshën, teksa kryetarët e rinj komunalë hynë në ndërtesat komunale. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrojti veprimet e policisë, duke thënë se çdo opsion tjetër do të ishte “mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj”.

Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë nga vendimet, dhe të mos tentojë të “hyrjen me forcë” në ndërtesat komunale, teksa Prishtina ka mbrojtur qëndrimin se kryetarët e rinj duhet të shkojnë në zyrat e tyre. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 28 maj i bëri thirrje Kosovës që të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues” në veri të Kosovës.

 

Check Also

Vrasja e dyfishtë në Kosovë, viktimat kushërinj me njëri-tjetrin! Autori 19-vjeçar, djali i një politikani (EMRAT)

Dy persona u vranë me armë zjarri në Klinë të Kosovës, ngjarje e ndodhur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *