Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për shtyp me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski pas takimit në kuadër të turit rajonal të kreut të qeverisë shqiptare. Kovaçevski theksoi se Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për rajonin dhe se Shqipëria si kryesuese e ka mbështetjen e tij.
DIMITAR KOVAÇEVSKI KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT:Meqë rruga evropiane prej të cilës nuk heqim dorë as ne edhe as Shqipëria është qëllim strategjik i dy shteteve që në këtë rrugë, ne të ndërmarrim hapa për evropianizimin e shoqërive tona që të arrijmë standartet evropiane si sistematike dhe ligjore. Një hap i tillë ishte dhe Procesi i Berlinit, në kuadër të të cilit nënshkruam tre marrëveshje rajonale që kanë të bëjnë me njohjen e kualifikimit të arsimit të lartë, njohje të ndërsjellë të diplomave të mjekësisë dhe lirinë për qarkullime me njoftime. Në këtë samit, në Tiranë, siç i thashë edhe Edit, Shqipëria si kryesuese dhe ai si kryeministër e kanë mbështetjen tonë në këtë proces se e dimë se është mirënjohje për vendin për rezultatet e rajonit dhe vendit në tërësi. Procesi është i rëndësishëm për rajonin për shkak të marrëveshjeve që theksova dhe nismave që duhet të ndërmerren në lidhje me ekonominë, dixhitalizimin, infrastrukturën dhe në shumë fusha të tjera. Krahas nismave dhe mesazheve që vijnë nga ky proces ne si rajon na nevojiten përfitime të shpejta dhe konkrete që do të rrisin potencialin ekonomik dhe të reduktojnë hendekun midis vendeve kandidate për anëtarësimin në BE dhe vendeve anëtare.
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama pritet të niset drejt Prishtinës për t’u takuar në orën 16:00 me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas me kryetarin e Kuvendit. Më herët, kreu i qeverisë tha se pret një konfirmim nga ana e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar pasdite në kuadër të këtij turi rajonal.