Kosovë/Zihen për një parking, dy të lënduar

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi pas një mosmarrëveshje  për një parking janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin dhe dy prej tyre kanë mbetur të lënduar, duke u transportuar në spital.

Sipas policisë, tre autorët e dyshuar, pasi janë marrë në pyetje janë dërguar në paraburgim.