Prishtina i jep sot lamtumirën heroit të saj Afrim Bunjaku i cili u vra nga grupe të armatosura serbe të cilat qëlluan policinë të dielën e 24 shtatorit 2023, gjatë përleshjeve me një grup kriminal prej 30 personash të armatosur serbë në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe.
“Ai ra në mbrojtje të rendit ligjit integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës” tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke ndarë post mortem urdhrin më të lartë të Republikës “Hero i Kosovës” të cilin e morën dy djemtë e policit të vrarë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet për rënien në krye të detyrës së dëshmorit, Afrim Bunjaku. Prej 22 vitesh, ai ka shërbyer si pjesë e uniformave të policisë së Kosovës, duke merituar edhe titullin hero i Republikës së Kosovës.
“Ky reagim profesional dhe i matur i Kosovës dje, ishte në përputhje me vetë natyrën e shtetit tonë demokratik dhe perëndimor. Bunjaku ishte i martuar dhe ishin prindër të 3 fëmijëve.
22 vite të kaluara në policinë e Kosovës, vite shërbimi dhe sakrifice që e bëjnë hero të Kosovës Afrim Bunjakun. Sot përkulemi me nderime me respekt si dhe zotohemi për të vënë drejtësi.
Lavdi rreshter Afrim Bunjakut, hero i Republikës së Kosovës.”- tha Kurti.