KFOR shpreh gatishmërinë për të mbrojtur Kosovën
Koloneli i KFOR-it Andrea Gallieni, ka deklaruar se ishte e qartë se pas protesuesve paqësorë në Veri fshiheshin disa grupe kriminale të cilat sulmuan ushtarët e KFOR-it. I pyetur rreth arrestimit të dy protestuesve të dhunshëm në veri pas protestave të 29 majit, ai ka thënë se jo KFOR-i por policia e Kosovës e cila tha se është përgjegjëse për sundimin e ligjit.
Andrea Gallieni Koloneli i KFOR-it: Gjatë protestës, disa persona po kryenin veprime të dhunshme kundër trupave të KFOR-it. Ata u ndaluan, por nuk eshte KFOR-i qe ben arrestime. Kjo është detyrë primare e policisë së Kosovës, sepse ajo është përgjegjëse për sundimin e ligjit, për të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për t’i zbuluar këto grupe kriminale. Ne e dimë me siguri se nëse dikush merr pjesë në një protestë me mjete të improvizuara dhe armë, nuk është nga popullata e zakonshme”
Në protestat e serbëve të veriut të Kosovës rmë 29 maj, u plagosën 30 pjesëtarë të KFOR-it para objekteve komunale ku u tentua në mënyrë që të pengohen kryetarët e rinj për të ushtruar detyrën e tyre.