Holanda dhe Luksemburgu i bëjnë thirrje Kosovës që të respektojë marrëveshjen e BE-së

Kryeministri i Holandës Mark Rutte dhe kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel i kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të lehtësojnë tensionet dhe të zbatojnë marrëveshjen e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Të dy kryeministrat u takuan  me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, një ditë pasi u takuan me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Beograd. Rutte tha se Holanda dhe Luksemburgu janë të shqetësuara për tensionet në rritje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht pas tensioneve etnike në pjesën veriore të Kosovës.

KRYEMINISTRI HOLANDËS, MARK RUTTE: Dhe këtu (në Ballkan) stabiliteti rajonal është një pjesë jetike e këtij procesi. Kështu që sot shprehëm shqetësimet tona për tensionet në rritje midis Serbisë dhe Kosovës, Holandës dhe Luksemburgut, u bëjmë thirrje të dyja palëve të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE për të bërë përpjekje për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të normalizuar përfundimisht marrëdhëniet midis dy vendeve. 

Bettel tha se tensionet duhet të de-përshkallëzohen sepse nuk do të ketë fitues në rast të një konflikti. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë se nuk tregon gatishmëri për të zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

KRYEMINISTRI I KOSOVËS, ALBIN KURTI: Vështirësia që kemi është mungesa e zbatimit dhe besoj se mungesa e zbatimit filloi duke e lënë këtë proces të shkojë pa nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje mes dy palëve kontraktuese. Ky ishte një gabim i madh sepse mos nënshkrimi i marrëveshjes i hapi dyert shkeljes apo moszbatimit të saj. Ajo që na duhet është zbatimi i shpejtë i të gjitha neneve pa parakushte apo vonesa.

Në javët e fundit, Kosova ka përjetuar tensionet e saj më të këqija etnike që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008.Dhuna shpërtheu në fund të majit pasi kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën pas zgjedhjeve lokale me një pjesëmarrje prej vetëm 3.5% për shkak të bojkoteve serbe. Tridhjetë ushtarë paqeruajtës të NATO-s që mbrojnë tri komuna në veri të Kosovës.

Mbështetësit kryesorë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i kanë bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të tërheqë kryetarët e komunave dhe të largojë policinë speciale të përdorur për instalimin e tyre, ose do të përballet me pasoja.