Një bankomat i një banke private është hedhur në erë me eksploziv në lagjen Butel të Shkupit në Maqedoninë e Veriut mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh”, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar.
Mësohet se autorë të ngjarjes janë katër persona, të cilët vendosën eksplozivin në bakomat dhe tentuan të merrnin paratë, por nuk kanë mundur. Sipas dëshmitarëve okularë, policia ndodhet në terren dhe aktualisht po kryen kontrollin në vendin e ngjarjes.
Bankomati në të cilën ishte vendosur eksplozivi ishte e Bankës NLB.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ