Gjukanoviç jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë

Milo Gjukanoviç ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS).

Gjukanoviç drejtoi DPS-në që nga viti 1998, shkruan Vijesti. Ushtruesi i detyrës së kreut të partisë do të jetë Danijel Zivkoviç.

Më herët, Gjukanoviç kishte paralajmëruar se do të largohej nga pozita udhëheqëse në parti dhe se duhet të mbahen zgjedhje të menjëhershme brenda DPS-së dhe të zgjidhet lidershipi i ri i partisë.

Vendimi i tij erdhi pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale në raundin e dytë ndaj Jakov Milatoviçit.

Check Also

Shqipëria merr 1 miliard Euro nga BE

Nga Plani i Rritjes Ekonomike sipas një përllogaritje jozyrtare, Shqipëria do të mund të përfitojë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *