Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, politikani veteran që ka shërbyer në postet më të larta shtetërore për 33 vjet, do të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me rivalin e tij Jakov Milatoviç.
Asnjëri prej tyre nuk siguroi shumicën e mjaftueshme për një fitore në zgjedhjet e së dielës prandaj ata do të shkojnë në balotazh më 2 prill.
Qendra për Monitorim dhe Hulumtim në Podgoricë, tha se sipas rezultateve paraprake presidenti aktual dhe kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç, ka fituar numrin më të madh të votave, përkatësisht, 35.4 për qind.
Gjukanovic u tha mbështetësve se ishte i kënaqur me rezultatet e arritura.
MILO GJUKANOVIÇ-PRESIDENT I MALIT TË ZI: Nuk ka asnjë kandidat të përshtatshëm në mesin e tyre, sepse ata janë padyshim të fiksuar për të më mundur mua. Prandaj, kushdo që të jetë kundërshtari im në balotazh, qëllimi im është i njëjti, strategjia ime është pak a shumë e njëjta. Unë do të fitoj. Unë besoj se artikuloj më së miri interesin e Malit të Zi civil, multietnik dhe evropian .
Gjukanovic përballet në këto zgjedhje me rivalin e tij ish-ministrin e ekonomisë Jakov Milatovic. Kandidati i Lëvizjes Qytetare “Evropa Tani”, ka fituar fitoi 29.3 për qind të votave dhe për të rezultatet e arritura deri në këtë pikë të garës janë fitore.
JAKOV MILATOVIÇ-ISH-MINISTËR I EKONOMISË : Kjo është një fitore e një Mali të Zi më të bukur, më të pasur dhe më të drejtë . Një Mal të Zi për të gjithë ne. Dhe ashtu siç fituam kundër Gjukanoviçit në Podgoricë vitin e kaluar, ne do ta dërgojmë atë në pension të plotë politik më 2 prill.
Kundërshtarët akuzojnë Gjukanoviçin dhe partinë e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, akuza të cilat ai i mohon. Votimi i së dielës vjen në mes të një krize politike njëvjeçare intitucionale dhe politike.