Foto/ U vra gjatë shkëmbimit të zjarrit në Banjskë, gjendet trupi i serbit që mori pjesë në sulmin ndaj policisë

Gjatë ditës së sotme është gjetur i vdekur edhe një nga autorët e sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Trupi i pajetë është gjetur në malin e fshatit Banjskë. Policia ndërkohë ka bllokuar rrugët hyrëse dhe dalëse të fshatit dhe po kryen kontrolle në banesa të ndryshme.

Ky sulmues është gjetur pas hetimeve që janë duke u bërë nga Prokuroria Speciale në Banjskë të Zveçanit.