Tre ditë përpara skadimit të afatit, Miodrag Lekiç, i mandatuari nga partia pro serbe në Malin e Zi ka njoftuar dështimine negociatave për krijimin e qeverisë së re.
Lekiç paraprakisht ka njoftuar partinë fituese Fronti Demokratik pro-serb, se ka pasur një takim me kryeministrin Dritan Abazoviç më 10 mars për sigurimin e votave. Por Abazoviç ka deklaruar se nuk ka arritur të bindë deputetin shqiptar Genci Nimanbegu për siguruar 41 votat në Parlament për formimin e qeverisë. Edhe vetë partia Lëvizja URA e kryeministrit Abazoviç nuk është për dhënien e votave pro Lekiç.
Me katër votat e munguara të Lekiç, Abazoviç do të jetë sërish kryeministër. Gjasat janë që Abazoviç të qëndrojë si kryeministër deri në fund të mandatit qeverises, në vitin 2024. Që nga vitit 2020, Mali i Zi ka pasur një mazhorancë heterogjene, duke ndërruar dy herë kryeministra. Kjo situatë e futi vendin në krizë institucionale dhe thelloi përçarjet mes partive politike.