Çfarë po ndodh në kabinetin qeveritar të Kurtit, jep dorëheqjen zv.ministrja e Arsimit

Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MASHTI), Edona Maloku-Bërdyna,  në Kosovë ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.

Lajmi është bërë vetë i ditur nga zv.ministrja në një postim në Facebook, ku shkruan se i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Takimin përshëndetës me Kryeministrin e zhvilluam në frymë shumë pozitive siç ka qenë edhe bashkëpunimi me të dhe gjithë kolegët e qeverisë gjatë kësaj detyre. Kryeministrin Kurti e falënderoj përzemërsisht për besimin e dhënë, mbështetjen dhe afërsinë e treguar në këto dy vite shërbim. U jam thellësisht mirënjohëse kolegëve me të cilët kam ndarë sukseset e sfidat në këtë rrugëtim të përbashkët. Për mua, ka qenë nder i jashtëzakonshëm dhe privilegj jetësor t’i shërbej vendit tim. Tani po i kthehem punës sime akademike, për të vazhduar aty kontributin tim në arsim e në shkencë ”, ka shrkuar Maloku në Facebook.

Maloku kishte marrë pozitën e zëvendësministres së MASHTI-t më 27 maj të 2021.