Bullgari/ Vritet një qytetar nga Maqedonia e Veriut
Një 49-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është therur me thikë në Bullgari dhe si paosjë ka humbur jetën. Mediat bullgare raportojnë se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur si Bregu i Diellit .
“Të enjten rreth orës 11:00, zyra rajonale e Nesebar ka marrë një mesazh se një trup i një mashkulli me lëndime të dukshme në kokë është gjetur në një zonë pyjore pranë një restoranti në Bregun e Diellit. Pas hetimit policor është konstatuar se trupi i pajetë është i një shtetasi të Maqedonisë, 49-vjeçar i cili më 24 janar ka hyrë në Bullgari përmes pikës kufitare Deve Bair-Gjushevë. Sipas policisë, dyshimet e para janë se autori i vrasjes është një 14-vjeçar nga Nesebar, për të cilin edhe është lëshuar fletarrestim.