Blinken: Më e vështirë çështja e njohjes së Kosovës nga Serbia

 

“Fakti që të dyja vendet tani arritën këtë marrëveshje, ata tanimë duhet t’a zbatojnë atë” , kështu u shpreh sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.

Sekretari Blinken i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje nga  Senatorja demokrate Jeanne Shaheen lidhur me përpjekjet për t’i bindur pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën.

ANTONY BLINKEN SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT: Por nëse vendet arrijnë në një marrëdhënie të normalizuar, kjo do të kishte një efekt pozitiv dhe besoj se me kalimin e kohës do të arrijmë në atë pikë, por mendoj se për pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, fakti që këto Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen dhe duke supozuar që do ta zbatojnë, kjo do t’i shtyjë ato drejt njohjes.

Blinken u shpreh se njohja e Kosovës nga ana e Serbisë është një tjetër çështje sensitive e cila do të të dojë shumë kohë.

ANTONY BLINKEN SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT: Besoj se është e rëndësishme për njerëzit si në Kosovë edhe Serbi, të shohin disa përfitime në jetën e tyre nga kjo lloj marrëveshjeje dhe shpresa është që kjo t’i afrojë të dyja vendet me BE-në. “Kam diskutuar si me Kryeministrin Albin Kurti, ashtu edhe presidentin Aleksandar Vuçiç në këtë drejtim, kështu që mendoj se ky është një moment pozitiv.

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë “shumë të përfshira në këtë proces”. Senatorja Shaheen tha se Komisioni i Senatit për Punët e Jashtme është shumë i interesuar për këtë çështje dhe pyeti se si mund të ndihmojë Kongresi në këtë drejtim.

Gjatë seancës dëgjimore në Senat Blinken nuk la pa komentuar edhe takimin e liderit kinez me kreun e Kremlinit. Sekretari amerikan i Shtetit u tha ligjvënësve se Kina po shikonte me shumë kujdes”se si Uashingtoni dhe bota reagonin ndaj pushtimit rus të Ukrainës, ndikimi i të cilit ai tha se po ndihej në Azi.

 ANTONY BLINKEN SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT: Të gjithë po shikojnë se si ne dhe bota i përgjigjemi këtij agresioni. Dhe ata do të nxjerrin mësimet e tyre prej saj. Një nga arsyet që ka kaq shumë partnerë të përfshirë në këtë nga Azia është pikërisht sepse, edhe pse kjo po ndodh gjysmë bote larg, ata shohin aksionet për ta. Një nga vendet kryesore në koalicionin tonë për të mbështetur Ukrainën është Japonia. Koreja e Jugut po luan një rol të rëndësishëm. Australia është gjithashtu.  Unë mendoj se nëse Kina po e shikon këtë, dhe ata po e shikojnë me shumë kujdes, ata do të nxjerrin mësime se si bota nuk duhet t’i rezistojë këtij agresioni.

Blinken u shpreh gjithashtu se nëse Rusia do të vazhdonte të sulmonte Ukrainën pa u ndërshkuar nga vende të tjera kjo do t’I jepte asaj mundësinë të “hapte kutinë e Pandorës” duke i dhënë mundësinë vendeve aleate të saj të bashkohej në luftë duke e kthyer agresionin në një konflikt global.