Kryeministrja Ana Brnabic deklaroi se prioritet kryesor strategjik i politikës së jashtme të Serbisë është bashkëpunimi rajonal. Nëse të gjitha vendet e rajonit të përfshihen në iniciativën Ballkani i Hapur, PBB rritet me shtatë për qind.
Ana Brnabic: “Nëse në kuadër të nismës Ballkani i Hapur do të zbatoheshin të gjitha marrëveshjet që kemi me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, kjo do të kontribuonte në rritjen e Prodhimit te Brendshem Bruto deri në një për qind, pra nga 0,5 dhe 0,7 për qind, në vit. “Nëse te gjitha shtetet e Ballkanit Perendimor do ti bashkohen kesaj nisme do të kishim potencialin për të rritur Prodhimin e Brendshem Bruto te rajonit me shtatë për qind në vitet e ardhshme.
Vetëm në muajin dhjetor të vitit 2022, kompanitë evropiane kanë punësuar drejtpërdrejt 281.363 njerëz në Serbi.
Ana Brnabic: Kur shikoni ekonominë tonë, ne tashmë jemi praktikisht pjesë e BE-së. Rreth 70 për qind e investimeve të huaja direkte vijnë nga vendet anëtare të BE-së, 65 për qind e eksporteve tona shkojnë në tregun e BE-së. Në total, nëse shikoni modelet ekonomike dhe eksportet tona në tregun e BE-së, kjo perben ne shifra rreth katër e pesë herë më shumë vende pune shtesë.
Iniciativa Ballkani i Hapur zbatimi i vendimeve nuk varet nga konsensusi mes shteteve anetare.