Autori i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit pranon para policisë: Jam paguar nga bashkëshorti i viktimës

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e Liridona Murselit në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje. Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Siç ka mësuar KOHA përmes burimeve, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen, Granit Plava, ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli.

Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar mes tyre. Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë. Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri. Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me grabitje.

371048935 566215142348259 3135042897806504772 N

Check Also

Kina nuk do të dërgojë më fëmijë për birësim jashtë shtetit

Kina nuk do t’i dërgojë më fëmijët jashtë shtetit për birësim, duke përmbysur një rregull …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *