Anonymous “godet” Vuçiç! Hakojnë email-et e zyrtarëve serb: Hej, kukulla e Putin, ku je?
Disa përdorues të rrjetit social Twitter, që pretendojnë të jenë pjesë e grupit ndërkombëtar të hakerëve, Anonymous, kanë vijuar me sulme ndaj presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç
Disa përdorues të rrjetit social Twitter, që pretendojnë të jenë pjesë e grupit ndërkombëtar të hakerëve, Anonymous, kanë vijuar me sulme ndaj presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Ky grup që prezentohen si hakerë, kanë bërë të ditur se ka hakuar qindra email adresa të zyrtarëve të qeverisë serbe.
“Hej kukulla e Putinit, ku je? Me qentë, akoma?!”- është mesazhi së fundmi i dërguar presidentit serb.
Grupi Anonymous nisi sulme ndaj Serbisë që në kohën kur Beogradi kishte vendosur barrikadat në veri të Kosovës. Grupi i hakerëve u shpreh aso kohe se Kosova nuk është vetëm.