Albin Kurti mbërrin në Bruksel, nis takimet me liderët evropianë për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimet me udhëheqësit evropianë pasi ka mbërritur në Bruksel ditën e sotme.

Kurti do të takohet me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ndërsa më pas do jetë Vuçiç ai që do takohet po ashtu me liderët evropianë.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, takimet janë në vazhdimësi të procesit që filloi fundjavën e kaluar, diplomatët nga Europa dhe të dërguarit perëndimorë vizituan Prishtinën dhe Beogradin.

Sakaq, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve tha negociatat do jenë të hapura me vendet dhe nuk do ketë një ofertë të tipit “merre ose lëre”.