Ambasadori amerikan ne Beograd Chris Hill ka ngushëlluar serbet për humbjet e jetëve gjatë bombardimeve të NATO-s qe nisen më 24 mars të 24 viteve më parë. Hill, tha se ndërhyrja e NATO-s, ndali spastrimin etnik në Kosovë nga regjimi serb i Millloshevicit. Gjithsesi Hill eshte i vetdijshem se serbët s’do ta harrojnë kurrë atë periudhë.
Christopher Hill Ambasadori ne SHBA: “E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme, dhe as nuk duhet qe ta harrojë. Populli serb nuk do ta lërë kurrë mënjanë pikëllimin e tij, por besoj se ai është mjaft i fortë për të lënë anash ankesat për padrejtësi. Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj partneritetit me Serbinë është i palëkundur, siç është edhe angazhimi ynë ndaj diplomacisë. Së bashku, ne mund të ndërtojmë të ardhmen më të mirë që populli serb e meriton dhe dëshiron në breza.
Bombardimi iu NATO-s ndonese pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, zgjati 78 ditë. U vranë 1100 pjesëtarë të ushtrisë dhe policise serbe. Vlerësohet se rreth 2500 civilë vdiqën, megjithëse lista e saktë e viktimave ende nuk është përcaktuar. 25,000 ndërtesa banimi u shkatërruan dhe u dëmtuan nga bombardimet. U shkatërruan aeroporte, ura, rrugë, impiante industriale, spitale, shkolla, monumente kulture, objekte ushtarake. Vlerësohet se dëmi ekonomik është 100 miliardë dollarë. Nderhyrja ushtarake e NATO-s përfundoi më 10 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes Ushtarako-Teknike në Kumanovë.