207 mijë euro për viktimat e Salih Mustafës

 

Salih Mustafa, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe komandant i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA, është i dënuari i parë i Gjykates Speciale.

Mustafa u dënua me 207 mijë euro për tetë viktima dhe nëse nuk e paguan dëmshpërblimin duhet qe jete me urdher te gjykates ta beje shteti i Kosovës, i cili financon mbrojtjen e të akuzuarve. Ky komandant i UCK-se u dënua me 26 vjet burg për vrasjen dhe abuzimin e disidentëve politikë shqiptarë në një kamp afër Prishtinës në prill të vitit 1999.

Sipas Hagës Kosova duhet që të krijojë një sistem të ri për pagesën e kompensimit për viktimat e luftës nën juridiksionin e gjykatës speciale. Sipas gjyqtareve, qeverise kosovare i rekomandohet krijimi i një fondi nga i cili do të mbuloje detyrimet financiare në mënyrë të pavarur ose me ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë.

Kryetari i Dhomave të Specializuara në Hagë do të caktojë një organ shtetëror për monitorimin dhe mbikëqyrjen e deshperblimit financiar te viktimave te luftes ne Kosove. Qëllimi i dëmshpërblimit, nuk është vetëm ndëshkimi, por edhe kompensimi i dëmit material të shkaktuar viktimave, për aq sa është e mundur.

Gjykata pranoi shumat e deklaruara në kërkesat për dëmshpërblim të paraqitura nga tetë persona. Bëhet fjalë për tre viktima të drejtpërdrejta të abuzimit në Zllash, ndërsa pesë janë familjarë të një të burgosuri që ka vdekur nga torturat në atë kamp. Të burgosurit sipas provave dhunoheshin çdo ditë dhe mbaheshin në kushte poshtëruese dhe çnjerëzore.

Njërit prej tyre as nuk i është lejuar t’i tregojë mjekut se si u plagos, sepse në Zllash e stigmatizuan dhe e shpallën bashkëpunëtor te serbeve dhe tradhtar. Këtyre njerëzve iu prishën planet e jetës dhe ende vuajnë pasojat e traumave fizike dhe mendore. Duke marrë parasysh masën dhe shkallën e dëmit, gjykata pranoi që tre të dëmtuarve t’u paguhet dëmshpërblim prej 30.000, 80.000 dhe 60.000 euro.Tre anëtarë të familjes së të arrestuarit të vrarë në Zllash do të marrin 10 mijë euro dëmshpërblim, njëri prej tyre 5 mijë dhe tjetri 2000 euro.Për mbrojtjen e te akuzuarve ne Hage deri tani nga qeveria kosovare janë investuar më shumë se dhjetë milionë euro.