Zgjedhjet e 11 majit/ Elbasani voton, kandidatët e dy forcave të mëdha politike në këtë qark
372.143 qytetarë i janë drejtuar kutive të votimit në qarkun e Elbasanit.
Bashkia Belsh, Cërrik, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin dhe Prrenjas do të përcaktojë 14 mandate në Kuvendin e ri.
Nën siglën e Aleancës Shqipëria-Madhështore garojnë:
Lista e mbyllur
1. Tomor Alizoti
2. Edmond Haxhinasto
3. Klodjana Çapja
4. Blendi Himçi
5. Aurel Bylykbashi
Lista e hapur
1. Ilirjan Alliu
2. Dritan Cani
3. Lumturi Hasa
4. Mustafa Pasha
5. Renato Kumria
6. Gani Cani
7. Lindita Kullolli
8. Dritan Pitarja
9. Elior Lila
10. Alesia Balliu
11. Qamil Boja
12. Armaldo Kllogjeri
13. Dashamir Xhika
14. Alis Narazani
Nën siglën e Partisë Socialiste garojnë:
Lista e mbyllur
Arbjan Mazniku
Bora Muzhaqi
Adi Qose
Evis Kushi
Ermal Elezi
Lista e hapur
Aulona Bylykbashi
Florenc Spaho
Desantila Tahiraj
Saimir Hasalla
Agron Gaxho
Shkëlqim Bullari
Ela Toçka
Olsi Komici
Pamje nga qendrat e votimit në Elbasan
View this post on Instagram
Votuesit e parë në Peqin
View this post on Instagram
56-vjeçare shoqërohet në polici pas fotografimit të fletës së votimit në Elbasan
Policia e Elbasanit ka shoqëruar një 56-vjeçare, pas dyshimeve se ka fotografuar fletën e votimit në Qendrën e Votimit nr. 2321, në lagjen “5 Maj”. Shtetasi I. P., anëtar i komisionit të kësaj qendre, ka njoftuar autoritetet për ngjarjen, e cila ka ndodhur rreth orës 07:45.
Shtetësja M. C. është shoqëruar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Votimi në këtë qendër vazhdon pa probleme.
Denoncimi për ngjarjen është bërë publike nga Oerd Bylykbashi.
Denoncimi i Klodiana Çapjes: Eksponentë të PS me lista emrash pranë qendrave të votimit në Elbasan
Kandidatja e Partisë Demokratike, Klodiana Çapja, ka denoncuar praninë e eksponentëve të Partisë Socialiste pranë dy qendrave të votimit në lagjen Kala të Elbasanit, konkretisht në QV nr. 23/00 dhe 23/01. Sipas saj, këta persona mbajnë lista emrash dhe qëndrojnë në mënyrë të paautorizuar pranë qendrave të votimit, duke ushtruar presion mbi qytetarët.
Një tjetër incident është shënuar në lagjen “5 Maji”, ku komisionerët kanë raportuar për një qytetare që ka fotografuar fletën e votimit. Policia ka ndërhyrë dhe ka gjetur në telefonin e saj foton e votës. Ajo është shoqëruar dhe pritet të arrestohet.
Çapja i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë dhe strukturave ligjzbatuese të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar çdo formë intimidimi ndaj votuesve dhe për të garantuar një proces të rregullt dhe të ndershëm.
View this post on Instagram
Shkelën rregullat e procesit të votimit, dy procedime penale! BKH zbarkon në Elbasan
Dy procedime penale ka nisur prokuroria e Elbasanit sot.
Një fotografim vote dhe votim familjari në Bradashesh.
Ndërkohë prokurorë të SPAK dhe BKH kanë hyrë në prokurorinë e Elbasanit.
Zgjedhësit fotografuan fletën, ndërpritet procesi i votimit në një QV në Librazhd
Në bashkinë Librazhd në QV nr 27/42 është ndërprerë procesi i votimit pasi komisionerët kanë konstatuar fotografim të votës nga disa votues.
E pazakontë! Nusja në Elbasan voton në ditën e dasmës, e veshur me vellon e bardhë
Një moment i veçantë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një nuse ka votuar në Qendrën e Votimit gjatë ditës së saj të dasmës. E veshur me fustanin e nusërisë dhe vellon e bardhë, ajo ka ushtruar të drejtën e saj të votës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Siç shihet në video, nusja ka shkuar në qendrën e votimit, duke treguar se edhe në ditën e saj më të rëndësishme, ajo e ka parë si të rëndësishëm angazhimin qytetar për të votuar.
Ky moment ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe është përhapur shpejt në rrjetet sociale, duke u konsideruar një akt simbolik i angazhimit dhe përgjegjësisë qytetare.
View this post on Instagram
Tension në Elbasan – Bllokohet Qendra e Votimit në Tregan, ndërhyn policia
Qendra e votimit nr. 2194, në njësinë administrative Tregan, bashkia Elbasan, është bllokuar nga komisionerët e djathtë pas raportimeve për praninë e personave të panjohur brenda ambienteve të votimit. Situata ka sjellë tensione dhe është kërkuar ndërhyrja e menjëhershme e Policisë për të rikthyer rendin dhe vijimin normal të procesit.
Prania e personave të paautorizuar në Fushën e Mbretit, Aurel Bylykbashi viziton zona votimi ku nuk lejohet prania e tij
Kandidati i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi, është përfshirë në një ngjarje të dyshimtë në Fushën e Mbretit, Elbasan. Sipas raportimeve, Bylykbashi është parë duke vizituar disa zona të qendrave të votimit, ku prania e tij nuk është e lejuar.
Ndërkohë, është vërejtur gjithashtu prania e disa personave të paautorizuar, të cilët kanë shoqëruar kandidatin gjatë vizitës në këto zona, duke ngritur shqetësime për mundësinë e shkeljes së rregullave të fushatës dhe procedurave të sigurisë.
Arrestimi i dytë në Qarkun Elbasan! Fotografoi votën në Spathar
Personi që dyshohet se fotografoi votën gjatë procesit të sotëm në Spathar të Librazhdit, mësohet se është vënë në pranga.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se masa ndaj tij është marrë pas verifikimit të kryer në vendin ku ndodhi shkelja e ligjit. Vlen të theksohet se si pasojë e këtij veprimi, procesi i votimit në këtë qendër u ndërpre, për të rinisur pas verifikimeve të kryera dhe masës së marrë ndaj shkelësit të ligjit.