Zgjedhjet e 11 majit/ Dibra voton, kandidatët e dy forcave të mëdha politike në këtë qark

140.835 qytetarë i janë drejtuar kutive të votimit në qarkun e Dibër.

Bashkia Bulqizë, Dibër, Klos dhe Mat do të përcaktojë 5 mandate në Kuvendin e ri.

Nën siglën e Aleancës Shqipëria-Madhështore garojnë:

Lista e mbyllur

1. Xhelal Mziu
2. Denisi Vata

Lista e hapur

1. Xhemal Gjunkshi
2. Alketa Agolli
3. Basir Collaku
4. Perparim spahia
5. Shpend ndreu

Nën siglën e Partisë Socialiste

Lista e mbyllur

1.Blendi Klosi
2.Alma Selami

Lista e hapur

1.Murat Dani
2.Danjel Gjura
3.Valentina Haliti
4.Agron Malaj
5.Dritan Selishta

Përplasje në Maqellarë! Kandidati i PS godet komisionerin e së njëjtës parti në Ne Majtarë

Në fshatin Ne Majtarë të Maqellarës, kandidati i Partisë Socialiste ka goditur komisionerin e së njëjtës forcë politike gjatë procesit të votimit. Ngjarja ka shkaktuar tension në qendrën e votimit dhe pritet reagimi i autoriteteve.
Paro Laçi voton në Dibër, jashtë qendrës së votimit të moshuarit në pritje
Biznesmeni Paro Laçi, i njohur për denoncimin publik ndaj Sali Berishës në lidhje me dosjen “Partizani” dhe për dëshminë e tij në SPAK, ka votuar sot në një nga qendrat e votimit në Dibër. Ndërkohë, jashtë qëndrës janë parë të moshuar që prisnin për të ushtruar të drejtën e votës.
Korrupsion aktiv në zgjedhje, Policia referon në SPAK administratorin e Xibrës
Policia ka referuar materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, për administratorin njësisë Administrative Xibër, Dibër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve :  E.D., 36 vjeç,  (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos”, njofton policia.

Ndërkohë, po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurorinë Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, në ngarkim të shtetasit J.M., 27 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Madhe, Klos, pasi automjetit të tij, i kishte vendosur në mënyrë të paligjshme fenelina si ata të policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurorinë Dibër, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit N.S., 52 vjeç, banues në Ostren (punonjës i Policisë bashkiake), pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin K.C., 43 vjeç.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të automjeteve të transportit rrugor”, për  shtetasin K.C., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka penguar lëvizjen e lirë të mjeteve në fshatin Radovesh.