“S’na hyn në punë pasaporta e BE” – Rama: Shqiptarët janë poshtëruar historikisht, sot është ora e…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një komentuesi në rubrikën “Sy më sy” në Facebook, i cili u shpreh se pasaporta e Bashkimit Europian nuk ka rëndësi për shqiptarët. Në përgjigjen e tij, Rama theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment historik dhe nuk duhet të humbasë mundësinë për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Shqiptarët janë poshtëruar historikisht, sot është ora e historisë sonë. Është mundësi historike, sepse ne kemi bërë detyrat tona dhe ata janë gati të na pranojnë. Ne nuk mund të humbasim këtë shans. Kjo është beteja për të besuar që këtë mundësi historike ne nuk mund ta humbasim duke u marrë me e lagu e nuk e lagu,” u shpreh Rama.

Fjalët e kryeministrit vijnë në një kohë kur Shqipëria ka përmbushur një sërë reformash të kërkuara nga BE dhe po përgatitet për hapjen e negociatave të mëtejshme për anëtarësimin.