“S’mund të jemi delja që e ha ujku”, Rama: Fitorja më 11 maj është edhe për veten, futja në BE, çështje…
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, ka deklaruar se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit është e rëndësishme jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të personalisht.
“Natyrisht që kur dikush është në një garë, fitorja është edhe për vete, sepse e gjithë vetja është aty për fitore. Por fitorja i duhet Shqipërisë më shumë se të gjitha partive, më shumë se çdo individ, sepse më 11 maj është një botë tjetër politike,” tha Rama.
Duke folur për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, kreu i qeverisë theksoi se në situatën aktuale të Europës dhe botës, anëtarësimi në BE është një çështje ekzistenciale për Shqipërinë.
“Besoj e shikoni në çfarë situate komplekse është Evropa dhe bota, dhe futja në BE është çështje ekzistenciale. Nuk mund të rrimë veç, nuk mund të jemi delja që e ha ujku, aty e kemi vendin,” deklaroi Rama.