Salianji pyetet nga gazetarja për fushatën nga burgu/ Salianji: Ka mjete plot, do dal edhe në dritare

Ervin Salianji deklaroi një ditë më parë se do bëjë fushatë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut. Këtë fakt e konfirmoi edhe në konferencë me gazetarët, duke theksuar se do të gjejë të gjitha format e komunikimit për të kontaktuar gjatë fushatës.

Ervin Salianji: Do ju thërras ju, do ju flas nga dritarja. Përtej shakasë ka mjete komunikimi, lejohen letrat nga burgu. Do gjej forma komunikimi. Izolimin tim e kanë bërë edhe për një arsye tjetër. Nuk është kjo forma ime e parapëlqyer e komunikimit përmes rrjeteve, letrave apo tv. Në fushata unë takoj qytetarët, të jemi kudo me orë të gjata. Por besoj që ky dënim politik ka motivuar shumë shumë njerëz. E shoh edhe nga reagimet e qytetarëve. Ata do të motivohen dhe do të jenë një formë tjetër reagimi. Ju e dini që regjimet kur janë në kalbje bëjnë reagime të paimagjinueshme.