Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga darka me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut teksa ngre dolli bashkë me liderët.
“Gëzuar, qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë. Vëllazëri shqiptare”, shkruan Rama në Facebook.
I vetmi që nuk pranoi ftesën, ishte kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Në një intervistë për Euronews Albania, Kasami u shpreh se darka e thirrur nga Rama i shërben vetëm interesave të BDI-së, e cila tashmë ndodhet në një krizë të brendshme, me funksionarë të lartë të partisë që kanë dalë kundër ekzekutivit.
Tags:
politikë darka Rama
Regjistrohu në buletinin tonë informativ