Rama për ‘Bloomberg’: Zoti e shpëtoi Trump për të ‘zgjuar’ Europën! Jam mik me …
Kryeministri shqiptar Edi Rama e konsideron presidentin amerikan Donald Trump si “të mirë për të gjithë” dhe si një mundësi për Bashkimin Evropian që rivendosë pozicionin e saj në botë. Si një nga vendet më të varfëra të Evropës, Shqipëria ka luftuar me korrupsionin dhe fluksin e parave të paligjshme nga krimi i organizuar. Rama, në intervistë për “Bloomberg”, tha se blloku i BE-së është bërë “shumë vetë-referues” dhe “egoist”, ndaj tani duhet që të mësojë t’u bëjë ballë fuqive të tjera një kohë kur duket se ka nisur lufta tregtare.
“Kur Trump thotë se Zoti e shpëtoi për ta bërë Amerikën sërish të madhe, ai tregon vetëm gjysmën e historisë. Gjysma tjetër e historisë është se Zoti e shpëtoi Trumpin edhe për ta bërë Evropën të zgjohet dhe të marrë masa”.
Edhe pse nuk ka një sondazh të besueshëm publik përpara votimit të 11 majit, Shqipëria është vetëm një nga disa vende ballkanike në të cilat administrata dhe bashkëpunëtorët e Trump përbëjnë një interes të veçantë. Në Shqipëri, Rama po përballet me një sfidë nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë të drejtuar nga Sali Berisha, një ish-president dhe ish-kryeministër. I sanksionuar nga SHBA për korrupsion të dyshuar, Berisha ka kontraktuar Chris LaCivita, ish-bashkëmenaxherin e fushatës presidenciale të Trump, për ta këshilluar gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Një linjë sulmi drejtuar Ramës janë lidhjet e tij me Alexander Soros, djalin e George Soros, një figurë e urryer për të djathtën dhe të gjithë ata që mbështesin MAGA-n. Por kryeministri Rama, Sorosin e konsiferon mik. LaCivita postoi një foto të të dyve në “X” në shkurt me komentin: Kukulla dhe mjeshtri!
Por kryeministri ka kontaktet e tij me rrethin e brendshëm të Trump. Në fillim të këtij viti, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan dhe këshilltari i mandatit të parë, fitoi miratimin paraprak nga qeveria shqiptare për tw ndwrtuar një resort luksoz prej 1.4 miliardë dollarësh në një ish-bazë ushtarake nw ishullin e Sazanit. Drita jeshile për projektin e Ishullit të Sazanit u dha disa ditë përpara inaugurimit të Trump në janar si president i vendit.
“Në atë kohë, nuk ishte diçka që do të na jepte pikë politike në Uashington. Kishte të tjerë në pushtet dhe nuk ishte aspak e qartë se Trump mund të fitonte. Marrëveshja nuk është finalizuar. Nuk është se ne e kemi dhënë ishullin. Ata kanë mbështetjen tonë të plotë, por ne duhet të biem dakord.”
Rama e cilësoi marrëdhënien e tij me Kushnerin si personale.
“Jam i privilegjuar të flas me Kushnerin dhe do të isha shumë i lumtur ta quaj mik. Nuk e di nëse ai më quan mik, por unë e quaj mik.