Rama paralajmëron kryebashkiakët: Qeshni, por edhe 2 vite keni! Nënkryetarët i shoh të rraskapitur, shkarkojini
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë për kryebashkiakët e Bashkive të majta. Në një deklaratë që ka tërhequr vëmendje me fokus Bujqësinë, Rama ka vënë në shënjestër nënkryetarët e bashkive dhe drejtuesve lokalë, duke u shprehur se ata duken të lodhur dhe të paangazhuar në detyrë.
“Nënkryetarët i shoh shumë të lodhur, të raskapitur. Ndërsa juve kryetarët, qeshni, por keni dhe dy vite. Tek nënkryetarët, bëni mirë të bëni një rifreskim të madh,” tha Rama.
Ky mesazh vjen në kuadër të një vale ndryshimesh të drejtimit vendor, me qëllim rigjallërimin e punës në administratën lokale dhe përgatitjen për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Ky paralajmërim pritet të shoqërohet me lëvizje konkrete në orët në vijim.