Rama merr dhuratë një buf në Vlorë: Kujt s’ia gjetën vlonjatët!
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë për prezantimin e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë vizitës, ai mori një dhuratë të veçantë nga vlonjatët – një buf.
“Kujt s’ia gjetën vlonjatët! Faleminderit për dhuratën”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale, duke ndarë edhe një foto me simbolikën e zgjedhur nga mbështetësit e tij.
Kujtojmë se kreu i qeverisë e ka përdorur shpesh figurën e bufit në retorikën e tij politike, duke e lidhur me liderin e opozitës, Sali Berisha. Në këtë kuadër, ai ka vijuar thirrjet për të mos votuar opozitën më 11 maj, por të mbështetet Partia Socialiste për ta çuar Shqipërinë drejt integrimit në BE.