Në një takim me shqiptarët në Athinë, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke përdorur simbolin e bufit për ta krahasuar me të. Rama tha se ishte nder për të të quhej buf, duke shtuar se bufët janë simbol i urtësisë dhe bukurisë. “Bufi i grekëve dhe romakëve është i vogël, por për bufin tonë populli thotë: ç’më rri akoma aty o buf kënete,” u shpreh ai.
Kryeministri shtoi se bufët e urtësisë qëndrojnë në male, ndërsa bufët e Tiranës mbretërojnë në llumë, duke penguar zhvillimin e shqiptarëve për vite me radhë. “Bufi i Tiranës është peshqesh nga periudha komuniste,” tha Rama, duke kritikuar Berishën dhe ndikimin e tij në politikën shqiptare.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.