Rama inspekton rrugën Bunavi – Kërkovë/ Qytetari: Kemi ndërruar parti për ty! Kryeministri: Kur e kërkon atdheu e ndërroi edhe Churchill

Kryeministri Edi Rama inspektoi mëngjesin e së hënës punimet në rrugën Bunavi – Kërkovë, në qarkun e Vlorës, e cila ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit. Ai tha se ky projekt do të sjellë një perspektivë të re zhvillimi për shtatë fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund.

Gjatë inspektimit, i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i cili tha se rruga do t’i shërbejë edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë, ku do të vendosen rreth 500 forca të emergjencave civile.

Rama foli edhe për investime të tjera në këtë zonë, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të kushteve në konviktet dhe shkollat profesionale, si dhe krijimin e kushteve optimale për ushtarakët në muajt e parë të stërvitjes.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Unë me traditë, pa traditë do ta pi kafen.

Qytetari: Na duhesh edhe shumë vite.

Qytetari: Kemi ndërruar për ty.

Rama: Ke ndërru parti për mua. Dëgjo, parti ka ndërruar edhe Churchill kur e kërkon atdheu. Ju i doni me figurat botërore.

Qytetari: Kemi vite që votojmë një parti.

Rama: Ti je tjetër gjë se të ka qëlluar partia e duhur. Këtij që i qëlloi e gabuar, e ndërroi. Kjo partia e re që kemi ka edhe ata 70 e 40, ka edhe të rinjtë. Je penduar se ke ndërruar parti?

Qytetari: Jo, jo.

Rama: Është i vështirë moment i ndërrimit, por më pas kalon.