Publikohet modeli i fletës së votimit për 11 maj, pritet sot miratimi nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar modelin e fletës së votimit për 12 qarqet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sot, KQZ pritet ta miratojë atë në mbledhjen që do të zhvillohet në orën 16:00. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të mbajë një seancë publike për shqyrtimin dhe miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet parlamentare të ardhshme.

Ky është një hap i rëndësishëm në përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, ku pritet të përfundojnë të gjitha procedurat teknike për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.