Protesta e opozitës në Strasburg, Paloka: PE u informua për situatën në Shqipëri! PPE mbështet Partinë Demokratike
Deputetët e PD sot në Strasburg kanë zhvilluar një manifestim, për të shprehur indinjatën për situatën në Shqipëri.
Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka dhënë detaje në lidhje me diskutimet që kanë pasur përfaqësuesit demokratë me eurodeputetët.
“Eurodeputetët janë informuar për situatën politike në Shqipëri, burgosjen politike të lidershipit të opozitës. PPE mbështesin PD-në, vlerësojnë kontributin e saj në mbështetje të integrimit europian dhe kërkojnë goditje ndaj krimit. Partia Popullore mbështet nisman e PD-së. Këto janë informacionet që kanë dërguar kolegët” tha Paloka.