Korridori VIII, për ministren e punëve të jashtme Olta Xhacka është më shumë se sa një projekt infrastrukturor. Gjatë një samiti të organizuar në Brindisi, me homologët e Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Xhacka tha e konsideroi je potencial per zhvillin ekonomik.
Olta Xhaçka – Ministre e Puneve te Jashtme :Ajo çka po diskutojmë dhe po punojmë sot është Korridori VIII i përkthyer si një mekanizëm bashkëpunimi dhe integrimi, që do të ndihmojë në shndërrimin e detit Adriatik në kuptimin e plotë të fjalës në det që na bashkon dhe transformon situatën ekonomike dhe potencialin e zhvillimit të hapësirës sonë dhe do të na lejojë të shfrytëzojmë plotësisht të përbashkëtat dhe sinergjitë që ekzistojnë në të dy brigjet e Adriatikut dhe deri në Detin e Zi”.
Sipas ministres, Bashkimi Europian do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces.
Olta Xhaçka – Ministre e Puneve te Jashtme :Ne kemi nevojë që BE-ja të ruajë vrullin e ri të procesit të zgjerimit përmes veprimeve konkrete. Prandaj, Korridori VIII është një korridor që do të na bashkojë, do të jetë edhe një korridor sigurie. Ne të gjithë e mbështesim dhe do të punojmë bashkarisht për ta avancuar atë sa më shpejt.
Korridori VIII lidh portet në Adriatik me Deti i Zi dhe konsiderohet si një korridor i transportit të kombinuar. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kështu do të kenë qasje më të madhe në perëndim. Shqipëria ashtu si vendet e tjera shpreson për të fituar një bum ekonomik.