Presidenti i Republikës, Bajram Begaj takoi Kreun e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Guido De Sanctis
Në këtë takim, zbardhur nga zyra e shtypit pranë Presidentit thuhet se Kreu i Shtetit vlerësoi Prezencën e OSBE në Shqipëri si një partner i rëndësishëm dhe bashkëpunues në përballimin e sfidave që lidhen me konsolidimin e shtetit ligjor, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lirinë dhe profesionalizmin e medias, antikorrupsionin dhe shumë fusha të tjera.
“Theksova se është shumë e rëndësishme që partitë politike dhe subjektet e tjera konkuruese të demonstrojnë vullnet të qartë për të respektuar ligjin dhe një konkurrencë të ndershme dhe se dialogu politik është i domosdoshëm për të çuar vendin përpara.” -tha Begaj në takim.