“Peng i tradhtisë dhe shkatërrimit të Shqipërisë”, FRPD i përgjigjet Ramës: Ne do të luftojmë për…
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama.
Ata e kanë quajtur atë “peng të tradhëtarëve” dhe kanë theksuar se Rama është i rrethuar nga ata që përfaqësojnë interesat e pushtetit, dhe jo të rinjtë e vërtetë të Partisë Demokratike.
Kryetari i Forumit Rinor të PD-së në Vlorë, Çajup Shehaj, ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj Kryeministrit, duke e cilësuar si “inferior politik” dhe duke theksuar se të rinjtë e PD-së janë të vendosur për të luftuar për Shqipërinë e lirë dhe të drejtë.
Në një deklaratë për mediat, Mario Runa, kandidati për deputet nga Forumi Rinor i PD-së, ka nënvizuar se brezi i ri i PD-së është më i fortë dhe më i bashkuar se kurrë. Ata janë të vendosur për të luftuar kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit, duke e akuzuar Ramën për shpopullimin e Shqipërisë dhe shkatërrimin e ekonomisë dhe drejtësisë.
Runa ka premtuar se më 11 maj, të rinjtë e Forumit Rinor do të japin goditjen fatale ndaj pushtetit të Ramës dhe se Shqipëria do të çlirohet nga një pushtet që ka shkatërruar të ardhmen e vendit.